VMRO paditë qeverinë për marrëveshjen me Greqinë dhe Ligjin për gjuhët

Nesër VMRO-DPMNE do të paraqesë dy kallëzime penale për krijuesit dhe nënshkruesit e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Marrëveshjen me Greqinë për të ndryshuar emrin e Republikës së Maqedonisë. Këtë sonte e paralajmëroi Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së në intervistën për TV Alfa.

Marketing

VMRO-DPMNE disa herë kishte përsëritur se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve dhe marrëveshja për ndryshimin e emrit janë jo kushtetuese. Sipas Nikollovskit, këto vepra nuk bëhen të vjetra. Ai beson se ky gjyqësor dhe prokuroria nuk do t’i përgjigjen akuzave të tyre, por veprat nuk vjetërsohen dhe ndonjëherë, ndonjë gjyqësor i pavarur do duhet t’i heqë këto akuza nga sirtari.

Marketing