Ballkani tashmë ka ndryshuar dhe po mbyllen çështjet e hapura në drejtim të sigurimit të një të ardhme më të mirë të brezave të reja në vend, i porositi kryeministri Zoran Zaev në takimin me disa të rinj të cilët në organizim të Lëvizjes Evropiane-Novi Sad, Fondi Evropian për Ballkanin dhe Ambasadës së Republikës së Austrisë në Rumani janë në një turne nëpër Ballkan me rastin e presidencës austriake me BE-në.
Kryeministri theks të veçantë i vendosi marrëveshjeve të arritura me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë, që siç tha janë fryte të miqësisë dhe pajtimit, por megjithatë e garantoi veçantinë dhe dallimet e popujve tanë.
“Shpresojmë se do të bëjmë të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Qëllimi ynë është Bashkimi Evropian. Besojmë në vlerat evropiane, madje edhe më shumë se ndonjë prej vendeve anëtare të Unionit”.
Ambasadorja austriake në Maqedoni Renate Kobler, e cila mori pjesë në takim theksoi se prania e kryeministrit Zaev në takimin e sotëm është shenjë e përkrahjes së këtij projekti dhe se kjo është shenjë se ai është në të njëjtin drejtim me të rinjtë që përhapin vlerat evropiane të pajtimit.
Gjatë takimit kryeministrit Zaev iu dërgua mesazh se ka përkrahje të fuqishme nga të rinjtë nga vendet e Ballkanit dhe Evropës për hapat që i ka ndërmarrë në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të ndjeshme që e prekin rajonin, thuhet në njoftimin e pres shërbimit qeveritar.