Shoqatat e Invalidëve: Fondet të shpërndahen në mënyrë të barabartë

Politika ekzistuese nga shteti, për të ndarë vetëm 60 milionë euro në vit për shtatë shoqata invalidore, çon në përçarje të anëtarëve të këtyre shoqatave si dhe pamundëson një zë të unifikuar të organizatave të personave me aftësi të kufizuar.

Marketing

Ky konstatim u dha gjatë debatit publik me temë “Lojërat e fatit ndaj të pafatëve, mollë sherri” nën organizimin e shoqatës “Polio Plus”. Këto shoqata shpresojnë që ftesa për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm të sjellë edhe më shumë fonde për shoqatat e sektorit civil.

“Shteti do të duhet më shumë të shqetësohet sa i përket financimit të organizatave joqeveritare që për momentin nuk janë në pozicion të lakmueshëm. Më kënaq fakti që Qeveria ka vendosur të rrisë shumën e fondeve që do t’u shpërndajë organizatave joqeveritare, por tjetri fakt që gjithashtu është i rëndësishëm është edhe mënyra e shpërndarjes së këtyre mjeteve.

Në këto fonde duhet të marrin pjesë të gjitha organizatat joqeveritare, përfshirë pra shoqatat e personave me aftësi të kufizuara, pra shpërndarja të jetë për të gjithëve njësoj dhe e barabartë, e jo siç ka qenë deri më tani, që kanë përfituar vetëm ata organizata të cilat njihen si më tradicionale”,- tha Aleksandër Kërzhallovski nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtarë.

Edhe folësit tjerë në këtë debat theksuan se qëllimi i organizimit të këtij debati është që të hapen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shpërndarjen e fondeve si nga lojërat e fatit e po ashtu dhe lojërave tjera argëtuese. Debati i sotëm zbatohet në kuadër të projektit “Margina Obscura”, që mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Marketing