Seancë konstituive e Parlamentit të sapozgjedhur turk

Parlamenti i ri turk sot do ta mbajë seancën konstituive në të cilën deputetët e sapozgjedhur do ta japin betimin solemn me çka do të fillojë të vijojë mandati i tyre.

Marketing

Pas ceremonisë së dhënies së betimit, grupi parlamentar i Partisë në Pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e presidentit Rexhep Taip Erdogan do të mbajë mbledhje në Parlament, në të cilin para deputetëve do të drejtohet shefi i shtetit.

Në takim do të sillet vendim, se kush do të jetë kandidat i funksionit kryetar i Parlamentit. Pritet, Erdogan që njeri të parë të Parlamentit ta propozojë kryeministrin aktual, Binali Jilldirim.

Kryetari i ri i Parlamentit pritet të zgjidhet më 12 korrik. Para asaj, më 9 korrik, të hënën, presidenti Erdogan do ta japë betimin para Parlamentit, me çka zyrtarisht do të fillojë mandati i ri i tij presidencial.

Pas betimit në Parlament, është paraparë Erdogan ta japë dekretin e parë presidencial, me të cilin do të krijohen ministri të reja.

Në po të njëjtën natë në pallatin presidencial do të organizohet pritje në të cilën janë të ftuar 3.000 mysafirë, në mesin e të cilëve edhe përfaqësues të qarqeve politike, të biznesit, sportit dhe qarqeve artistike si edhe liderë të huaj. Shefat e shteteve apo qeverive prej 17 vendeve, konfirmuan se do të marrin pjesë në ceremoni, në të cilën do të shënohet edhe kalimi i Turqisë prej sistemit parlamentar
në presidencial.

Në pritjen, të hënën në mbrëmje, pritet Erdogan ta kumtojë përbërjen e Kabinetit të ri qeveritar. Më 24 qershor në Turqi u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Presidenti aktual u rizgjodh në zgjedhje. Në pajtim me ndryshimet kushtetuese të vitit të kaluar pas këtyre zgjedhjeve në

Turqi vihet sistem i ri qeverisës, me të cilin presidenti fiton autorizime më të zgjeruara.

Marketing