Prokuroria publike dhe ekipi hetues i SPB-së, po zbardhin rastin e mbremshum ku rreth orës 23 në rrugën “Brigada e tretë maqedonase” është gjetur i vdekur në automobilin e tij “TOJOTA”, Pop këngëtari maqedonas, Vllatko Ilievski 33 vjeç.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik dhe ekipi hetues i SPB-Shkup, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në autopsi.
Sipas informatave të para, te pop-këngëtari i ndjerë, Vllatko Ilievski nuk janë gjetur gjurmë të dhunës, kumtoi Prokuroria themelore publike – Shkup.
Prokurori kujdestar publik i PTHP-së punon në zbardhjen e shkaqeve për vdekjen e këngëtarit 33- vjeçar.
Siç paraprakisht kumtoi MPB-ja, trupi i pajetë i këngëtarit është gjetur mbrëmë në automobilin e tij “Tojota” rreth orës 23 në rrugën “Brigada e tretë maqedonase” në Shkup.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik dhe ekipi hetues i SPB-Shkup, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në autopsi.