Të hënën bëhet inaugurimi i Presidentit të Republikës së Turqisë, R. T. Erdoğan.
Me këtë rast janë ftuar personalitete të larta jetës politike, arsimore e kulturore nga gjithë bota. Në mesin e pak të ftuarve nga Maqedonia, marrim vesh, se do të jetë edhe profesori i Universitetit të Tetovës, njëherazi drejtues i SHB “Logos-A”, Adnan Ismaili.
Marrim vesh se nga Maqedonia janë ftuar edhe disa politikanë dhe personalitete të tjera të jetës shoqërore.