Thaçi takon kryeministrin rus Medvedev

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot në Turqi, kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev.

Marketing

“Në kuadër të ceremonisë së Inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvillova një takim të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se Medvedevin shkurtimisht e ka informuar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.

“Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona”.

“Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”.

Marketing