Zaev-Smit: Në referendum qytetarët do t’i verifikojnë politikat që i hapën dyert e BE-së dhe të NATO-s

Me vlerat e reja në politikën fqinjësore dhe rajonale, si dhe me avancimin e ambientit demokratik, Republika e Maqedonisë mori mirënjohje përkatëse me datën për negociata me BE-në dhe me aktivizimin e paralajmëruar të ftesës që vendi të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s, tha sot drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Demokraci Uestminster nga Britania e Madhe Entoni Smit.

Marketing

Në takimin me kryeministrin Zoran Zaev, në prag të pjesëmarrjes së delegacionit qeveritar të Maqedonisë në Samitin “BE/Ballkani Perëndimor” në Londër, Smit e ndau si progres jashtëzakonisht pozitiv që e bëri Maqedonia në vitet e kaluara, duke potencuar se kthesa politike ishte bërë me hapat e guximshëm që i mori Qeveria e RM-së me marrëveshjen me Bullgarinë dhe veçanërisht me marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin dhe për partneritetin strategjik.

Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar është shprehur konkluzioni i përbashkët se në referendumin për Marrëveshjen me Greqinë, qytetarët e Maqedonisë do t’i verifikojnë politikat që i kanë hapur dyert e BE-së dhe të NATO-s.

Kryeministri Zaev potencoi se zëri i deputetëve është votë kontrolluese e qytetarëve dhe se edhe në periudhën e ardhshme me rëndësi të madhe është mbështetja për avancimin e demokracisë parlamentare, demokratizimin e partive politike dhe për përforcimin e institucioneve si kyçe në reformat që duhet të jenë të përmbyllura deri në hapjen e kapitujve për negociata me BE-në në qershor të vitit të ardhshëm.

Zaev e theksoi edhe kontributin e Zyrës së Fondacionit Uestminster në Republikën e Maqedonisë, e cila në dhjetë vitet e kaluara ka zbatuar projekte me rëndësi të jashtëzakonshme për përforcimin e kapaciteteve të Kuvendit të shtetit tonë, të avancimit të demokracisë parlamentare, si dhe për demokratizimin e partive politike.

Marketing