Hatçinson: Ftesa për Maqedoninë është lajm i shkëlqyer

Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kejt Hatçinson, e përshëndeti vendimin e pritur të NATO-s që ta fton Maqedoninë që të fillon negociatat për antarësim.

Marketing

“Në këtë Samit kemi rekomandim të shkelqyer për Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse qytetarët e aprovojnë marrëveshjen me Greqinë. Kjo është një pjesë e rëndësishme për të forcuar Aleancën, të drejtat e njeriut dhe demokracisë”, theksoi ajo duke shtuar se ky lajm është më i rëndësishmi në këtë samit.

Hatçinson e tha se NATO është aleanca më e fuqishme në histori edhe potencoi se mes katër vendeve më të mira të kampionatit botëror në Rusi që gjinden në gjysmë finale, janë vende anëtare të NATO-s.

Marketing