May premton mbështje financiare për Maqedoninë

Kryeministrja britanike, Thereza Mej në një fjalim, pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, e cilësoi si historike marrëveshjen për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës duke përshëndetur kryeministrat Zaev dhe Cipras.

Marketing

Kryeministrja britanike premtoi se do të mbështeste financiarisht projektet në kuadër të përforcimit të administratës publike në Maqedoni.

Në mbyllje të samitit, kryeministri maqedonas Zoran Zaev zhvilloi një takim me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

Në këtë takim dy kryeministrat biseduan për mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryeministri maqedonas, në kuadër të samitit, zhvilloi takime të shkurtra edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Marketing