Investimi i ri në Shkup nga kompania amerikane “Dura”

Kompania amerikane “Dura Automotiv Sistems” sot do të fillojë ndërtimin e një fabrike prodhimi në Zonën Teknologjike të Zhvillimit Industrial të Shkupit.

Marketing

Kompania vendosi të zgjerojë prodhimin e saj në Maqedoni duke hapur një fabrikë që do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 16,000 metra katrorë dhe sipas njoftimeve, pritet të fillojë punën verën e ardhshme. Është planifikuar të punësohen rreth 500 persona.

Fillimisht, prodhimi në Maqedoni do të përfshijë shufra alumini të jashtme dhe mbajtëse bagazhi tavani për prodhuesit e makinave evropiane.

Investimi i ri u njoftua edhe nga zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev, i cili në Veles gjatë fundjavës tha se në vetëm 10 muaj u hapën 16 investime krahasuar me shtatë deri tetë vitet e fundit kur janë bërë 20 investime.

Në vendosjen e gur-themelit janë parashikuar fjalime të kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev, ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bektesi dhe drejtorit të Drejtorisë së ZTZHI-së Aleksandar Mlladenovski.
Kjo fabrika në Maqedoni do të jetë investimi i 37-të i kompanisë “Dura” në botë dhe e 16-ta në Evropë. Kompania “Dura” me seli në Miçigan, u themelua në vitin 1914 dhe punëson më shumë se 9,400 persona në 14 vende në të gjithë botën.

Marketing