Zaev-Fini: Përforcim i bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Australisë në pjesën e investimeve dhe ekonomisë

Mundësitë për përforcim të bashkëpunimit dypalësh mes Maqedonisë dhe Australisë, sidomos në pjesën e investimeve dhe ekonomisë ishte, mes tjerash tema e takimit të sotëm të kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadores së Australisë për Republikën e Maqedonisë, Xhulia Fibi, e cila e përfundon mandatin e saj.

Marketing

Ambasadorja Fini, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, i ka dhënë mbështetje proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë, që hapin mundësi për jetë më cilësore për qytetarët në vendin tonë.

“Perspektivat që i kemi hapur, me ftesën për negociata inkuadruese për NATO-n dhe data e paralajmëruar për fillimin të bisedimeve me BE-në, do të thonë mundësi për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë dhe standard më të mirë ekonomik për qytetarët. Tashmë ka shumë investime për të cilat kemi nënshkruar shumë kontrata ose jemi në fazë të kontraktimit, që do të thotë më shumë vende pune për qytetarët, si dhe rroga më të larta. Maqedoninë dhe Australinë i ndërlidh diaspora, por edhe miqësia e mirë dhe ekzistojnë kushte që të zhvillohet bashkëpunimi ekonomik me interes të përbashkët”, tha kryeministri.

Ai paralajmëroi se në periudhën që vijon më fuqishëm do t’i përkushtohet ekonomisë së shtetit, pas aktivitetit diplomatik, i cili rezultoi me dyer të hapura për integrimet euroatlantike.

Në takim është biseduar edhe për çështje aktuale politike. Kryeministri Zaev e parashtroi pritjen e tij se qytetarët të cilët kanë zgjedhur zhvillim demokratik të Republikës së Maqedonisë, me të ardhme evropiane dhe të NATO-s, do të japin mbështetje të fuqishme vazhdimit të këtyre proceseve, deri në realizim përfundimtar të qëllimeve strategjike, integrim në NATO dhe BE .

Kryeministri Zaev në emër të qytetarëve të Maqedonisë iu falënderua ambasadores Fini për angazhimet personale dhe për mbështetjen parimore të Australisë në ripërtëritjen e kapaciteteve demokratike të institucioneve në vendin tonë.

Ambasadorja Fini në takim ka dëshiruar që Maqedonia të vazhdojë të zhvillohet në shoqëri moderne, bashkëkohore dhe vend të mirë për jetesë për qytetarët e saj.

Marketing