Pritjet e Zaevit nga takimi i liderëve

Kryeministri Zoran Zaev në takimin e liderëve sot çka do të mbahet në klubin e deputetëve, në tavolinë do ta vendos temën e referendumit, e cila në pajtueshmëri me marrëveshjen me Greqinë duhet të mbahet në vjeshtë.

Marketing

“Nga takimi i liderëve pres që ta sqarojmë temën e referendumit. Kjo do të thotë ta caktojmë datën për mbajtjen e referendumit ta sqarojmë çështjen e referendumit, karakterin e referendumit, Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe të gjithë çka ka të bëj me referendumin. Pres që të gjithë të dalim në pah dhe të tregojmë se të gjithë jemi për Bashkimin Evropian dhe NATO dhe se jemi për sigurimin e së ardhmes së Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve”, tha Zaev.

Zev gjithashtu dërgoi edhe mesazhe që te respektohen atë çka presin qytetarët nga partitë, ndërsa siç tha, e kanë obligim edhe sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit dhe të realizohet ajo për të cilën partitë janë dakorduar më herët dhe atë ta kryejmë.

Kryeministri tha se Ligji për ndryshimin e Rregullores zgjedhore ka hyrë në procedurën kuvendore nga sipas programeve paraprake, që shteti të mund të funksionojë shteti dhe mendoj se Kuvendi do të vendos që t’i përmbush vendet e zbrazëta në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Marketing