Gjashtëdhjetëvjeçari T.T. nga Shkupi dje pasdite ka denoncuar se në rrugën “Lisec” e ka gjetur bashkëshorten e tij M.T. (61) e cila kishte rënë në një gropë të mbushur me ujë dhe se ajo nuk ka dhënë shenja jete.
Siç kumtoi MPB-ja, T.T ka thirrur Ndihmën e shpejtë dhe nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.
Trupi i të ndjerës është nxjerrë nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurës është dorëzuar për autopsi.