Vazhdon seanca për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 53-të në të cilën në rend dite janë më shumë ligje, por edhe Propozimi i deklaratës për mbështetjen e procesit inkuadrues për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor, me procedurë të shkurtuar.

Marketing

Në rendin e ditës të kësaj seance, e cila u ndërpre për shkak të takimit të liderëve në Klubin e deputetëve janë edhe propozimi për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë prej marrëdhënies së punës në shkallë të dytë, llogaria përfundimtare e Buxhetit për vitin 2017, propozimligji i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin në komunikacionin rrugor, në lexim të dytë dhe të tjera.

Me propozimin e shumicës parlamentare në seancë në rend dite janë edhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, në lexim të dytë, por edhe propozim ligji i plotësuar për ndryshimin e Ligjit për deputetët, në lexim të dytë, raporte dhe ligje të tjera.

Marketing