Izraeli e kalon ligjin që e bën shtet hebre

Parlamenti i Izraelit e ka kaluar ligjin kontradiktor që e përkufizon këtë shtet në parim si shtet hebre.
Ligji thotë që hebrenjtë kanë të drejta unike për vetëvendosje kombëtare dhe e bën gjuhën e tyre si gjuhë zyrtare, para asaj arabe.

Marketing

“122 vjet pasi Herzl e kishte bërë të ditur vizionin e tij, me këtë ligj e përcaktuam parimin themeltar të ekzistencës sonë”, ka thënë lideri izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Izraeli është një shtet kombëtar i hebrenjëve dhe i respekton të drejtat e të gjithë qytetarëve të vet”.
Sidoqoftë, ky ligj vazhdon që të rrezikojë së të huajësuari minoritetin në masë të arabëve, të cilët për një kohë të gjatë janë ndjerë të diskriminuar.

Deputetët arabë kanë reaguar me zemërim në parlament, ku njëri e valëviste një flamur të zi, përderisa të tjerët i shqyenin fletët që përmbanin këtë projektligj.

Marketing