Instituti për Shëndet Publik njofton se në rajonin e Dibrës janë regjistruar 17 raste të epidemisë së fruthit.
11 nga të sëmurit janë mbi moshën 30-vjeçare, dhe nga një person është në moshën 15-19 vjeçare dhe 1-4 vjet.
Nëntë nga të sëmurit janë të gjinisë mashkullore dhe tetë të gjinisë femërore.
Ndërsa sipas etnisë, 10 janë rom, 4 shqiptarë, 2 turq dhe një maqedonas.
Nga fillimi i vitit deri tani në Maqedoni janë regjistruar 28 raste të fruthit.