LSDM: Vjedhja është mantra politike e VMRO-DPMNE-së, paratë e vjedhura do t`i kthejnë në Buxhet

Skandalet e paramenduara dhe pretendimet e rrejshme të VMRO-DPMNE-së nuk do ta fshehin faktin se pikërisht kjo parti 11 vite i vodhi qytetarët për shkak të pasurimit enorm të familjeve, përmes marrëveshjeve të korruptuara, tenderëve të vendosur dhe provizionet e dakorduara, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Marketing

Vjedhja, shtohet më tej në kumtesën e partisë për mediat, është mantra politike e VMRO-DPMNE-së, por ajo mori fund me ndërrimin e qeverisë.

“VMRO-DPMNE e di se kriminelët më të mëdhenj janë pjesë e familjes e cila i nxori miliarda euro jashtë shtetit, ndërsa qytetarët fundoseshin në varfëri, por gjithashtu duhet ta dinë se paratë e siguruara në mënyrë joligjore do të kthehen në Buxhet, tek qytetarët”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Maqedonia, shtohet më tej, pastron krimin e VMRO-DPMNE-së dhe po ecë para.

“Nga një shtet i robëruar dhe i izoluar, sot Maqedonia është e lirë dhe shteti i avancuar, mike e botës demokratike. I pëlqen ajo ose jo VMRO-DPMNE-së, sukseset e Maqedonisë janë parë dhe sot vendi me vendosmëri hapëron drejt hyrjes në NATO dhe fillim të bisedimeve me BE-në. Qytetarët i mposhtën politikat shkatërruese të VMRO-DPMNE-së, do të mposhtin edhe sjelljen e tyre shkatërruese, qytetarët thonë PO për ardhmërinë e Maqedonisë”, shtohet në kumtesën e LSDM-së.

Marketing