Klubet e Serie A me më së shumti shpenzime në Evropë, Juventus lë pas Liverpoolin dhe Romën

Lëvizja e Cristiano Ronaldos në Serie A ka qenë i dobishëm për ligën elitare italiane, ka bërë që kjo e fundit t’i bashkohet mega ligave që shpenzojnë më së shumti në transferime të lojtarëve.

Marketing

Kampionët e Serie A, Juventusi aktualisht është shpenzuesi më i madh në tregun evropian të transferimit të futbollit me blerjen prej 117 milionë eurosh të sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo nga Real Madrid, e cila është ende lëvizja më e shtrenjtë e verës së verës 2018/19.

Sulmuesi nga Madeira nuk është e vetmja blerje e profilit të lartë të bërë nga “Zonja e Vjetër”, ku së fundi kanë shpenzuar për Joao Cancelon (40,4 milionë euro) dhe Douglas Costan për 40 milionë.

Juve deri më tani ka shpenzuar 212.9 milionë euro, ndërsa pas bardhezinjve renditen sa i përket shpenzimeve Liverpooli (182.2) dhe AS Roma (133.4 milionë).

Si në Bundesligën gjermane, ashtu edhe Ligue 1 (Francë) po shohin transferime më të qeta se zakonisht, ndërsa kampionët gjermanë ende nuk kanë shpenzuar një euro të vetme në afatin kalimtar të verës.

Shifrat franceze janë të fryra pasi këtë verë ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e Kylian Mbappes nga Monaco në PSG.

Tregu në Gjermani, Francë dhe Spanjë mbetet i hapur deri më 31 gusht ndërsa në Angli më 9 gusht dhe një javë më vonë në Serie A, përkatësisht më 17 gusht.

Marketing