Vdesin 80 veta në Japoni si pasojë e të nxehtit ekstrem

Po bëhen dy javë që kur temperaturat rekorde e kanë kapluar Japoninë, duke shkaktuar vdekjen e së paku 80 personave si dhe mijëra të tjerë janë dërguar në dhomat e emergjencës për trajtim.

Marketing

Si rezultat, autoritetet e vendit kanë bërë apel tek qytetarët që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura për të shmangur temperaturat e larta që shkonin mbi 40 gradë celsius në disa vende.

Qeveria ka deklaruar se mund t’i financojë shkollat publike të instalojnë kondicionerë dhe njëherit sugjeroi zgjatjen e pushimeve verore, te cilat filluan këtë javë për shumë studentë.

“Temperaturat rekord po vazhdojnë në të gjithë vendin, dhe masat parandaluese për të mbrojtur mirëqenien e studentëve janë bërë sfiduese”, tha sekretari i kabinetit qeveritar Yoshihide Suga në një konferencë për shtyp.

Një numër i madh i viktimave që pësuan nga i nxehti, ishin të moshuarit.
Temperaturat pritet që të zbresin pak gjatë ditëve në vijim, ka deklaruar Agjencia Meteorologjike e Japonisë, raporton Euronews

Marketing