Përkohësisht mbyllet stacioni i autobusit në QTQ për shkak manifestimit “Shkupi flet”

Stacioni i autobusit në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit (QTQ) në Shkup nuk do të jetë në funksion deri nesër në orët e mëngjesit kumtoi sot NPQ Shkup.

Marketing

Autobusët e linjës “50” në këtë periudhë do ta shfrytëzojnë stacionin e autobusit afër parkut “Gruaja luftëtare”.

“Mbyllja e përkohshme e stacionit është për shkak ngjarjes qendrore në suaza të manifestimit ‘Shkupi Flet’ i cili do të mbahet në Galerinë e grafitit në QTQ”, thuhet në kumtesën e NPQ Shkup.

Marketing