Bislimi: Nuk kam kryer krime ndaj shqiptarëve, atëkohë isha në Serbi

Skender Bislimi ka mohuar të ketë marrë pjesë bashkë me paramilitarët serbë në maltretimin e shqiptarëve në Fushë-Kosovë, gjatë luftës së fundit. Ka thënë se atëkohë ka qenë në Serbi, shkruan sot Koha Ditore.

Marketing

Para Gjykatës Themelore të Prishtinës, të enjten, Bislimi e ka prezantuar mbrojtjen e tij. Ai akuzohet për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë dëbimit të banorëve të Fushë-Kosovës.

Ky gjykim tanimë ka arritur në fund. Në shtator pritet fjala përfundimtare dhe po ashtu shpallja e aktgjykimit.

Më 26 mars të vitit 1999, në ditën kur ishin dëbuar shqiptarët nga shtëpitë e tyre në këtë komunë, Bislimi ka thënë se nuk ka qenë në Fushë-Kosovë. Tre muaj para se të fillonte lufta në Kosovë, i akuzuari ka thënë se kishte shkuar në Serbi.

Ndërkaq, kur është arrestuar para disa muajsh në Mal të Zi, ka thënë se ishte duke shkuar te një i afërm i tij në qytetin Mostar, i cili ndodhet në kufi me Bosnjën.

Marketing