A pajtohet SHBA për “ndarjen” e Kosovës, Daçiq jep versionin e tij pas takimit me këshilltarin e Trumpit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq pas takimit me zyrtarë të SHBA-së, ka thënë se amerikanët janë “të gatshëm të dëgjojnë argumentet e Serbisë” për çështjen e Kosovës.

Marketing

“Deri dy vjet më parë, kur flisja me dikë, thonin se kjo është çështje e zgjidhur, por tani ata thonë se duhet të ketë një kompromis. Ky është një ndryshim i madh”, tha Daçiq në një intervistë për Zërin e Amerikës, transmeton lajmi.net.

Ai është shprehu i kënaqur sidomos pas takimit me Ndihmës-sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Wess Mitchell, dhe këshilltarin e Sigurisë së lartë në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

Sipas Daçiq këshilltari i Donald Trump i ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të dëgjojnë “argumentet e Serbisë” për Kosovën, andaj e ka vlerësuar një ndryshim të madh të politikës amerikane karshi Kosovës.

Daçiq beson se ndryshimi i madh që erdhi në administratën amerikane, vije deri te kjo deklaratë e këshilltarit të Trump.

“Për herë të parë, këtu i citoj fjalët, ata janë të gatshëm të dëgjojnë zgjidhje krijuese për problemet e mundshme, duke përfshirë Kosovën. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për ne, dhe është shumë e rëndësishme të ketë konsensus në Uashington”, tha Daçiq.

Ministri i Jashtëm serb beson se kjo është një pikë e mirë fillestare për “rivendosjen e marrëdhënieve” dhe gjetjen e interesave të përbashkëta. /Lajmi.net/

Marketing