Ambasadorja amerikane sulmon vendet arabe: keni miliarda, pse nuk i ndihmoni palestinezët?

Ambasadorja amerikane në OKB, Niki Haley tha se Egjipti, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Algjeria, Tunizia, Pakistani, Omani, Irani apo dhe Turqia, sipas saj nuk kanë dhënë kontribute financiare për agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë (UNRWA).

Marketing

Siç shikohet, në listën e saj akuzatore mungon Arabia Saudite, e cila në fakt dhuroi një këst prej 200 milion dollarësh muaj më parë për Palestinën, por dhe me gjasë për shkak se Riadi mbështet aministratën Trump në qasjen ndaj konfliktit.

Dhe ishte ambasadori saudit në Kombet e Bashkuara, Abdallah Al-Mouallimi që tha se vendi i tij, për dy dekadat e fundit ka dhënë gjashtë miliardë dollarë ndihma palestinezët.

“Është koha që vendet e rajonit të ndihmojnë realisht popullin palestinez e të lënë mënjanë fjalët mijëra kilometra larg realitetit. Ku janë vendet arabe kur është e nevojshme për të inkurajuar pajtimin e fraksioneve palestineze, e cila është thelbësore për paqen? Ku janë vendet arabe kur është e nevojshme që ta dënojë terrorizmin e Hamasit? Ku janë vendet arabe kur është e nevojshme të mbështetet një kompromis për paqen?”, pyeti Haley në një takim të rregullt të Këshillit të Sigurimit në Lindjen e Mesme.

Haley gjithashtu hodhi poshtë akuzat se ajo, pra vendi i saj, SHBA nuk u kujdesen për popullin palestinez.

Ajo tha se SHBA, përveç financimit agjencitë e OKB-së për refugjatët palestinezë, vitin e kaluar dhuroi 300 milionë dollarë ndihmë.

Ajo vuri në dukje se shumë shtetet arabe janë aq të pasura sa mund t’ja kalojnë dhe SHBA në potenciale ndihme, porse sipas saj nuk e bëjnë këtë gjë.

“Askush në rajon nuk është më i fortë se sa fqinjët arabë, palestinezët dhe anëtarët e tjerë të Organizatës së vendeve Islamike”, tha Haley.

Marketing