Tsipras: E marr përgjegjësinë e plotë politike për tragjedinë e zjarrit

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka thënë se e merr përgjegjësinë e plotë politike për zjarrin shkatërrues që ka vrarë të paktën 87 persona në hapësirat pranë Athinës.

Marketing

“Ju kam thirrur këtu sot para së gjithash të marrë përgjegjësinë e plotë politike për këtë tragjedi, para kabinetit tim dhe popullit grek”, u tha ministrave, Tsipras.

“Qeveria greke ka një plan kombëtar për të trajtuar shkeljet në ndërtime”, tha ai, duke shtuar se ka indikacione se zjarri ishte vënë nga dikush.

Marketing