Ivanov u takua me kryeministren rumune Viorika Dançilla

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot u takua me kryetaren e Qeverisë së Rumanisë, Viorika Dançilla.

Marketing

Dy bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet mes dy vendeve i karakterizon shkallë e lartë e miqësisë, dialogut konstruktiv dhe të hapur politik.

Në takimin, siç informojnë nga pres shërbimi i presidentit, janë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale politike në Maqedoni dhe në Rumani dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni i Evropës Juglindore.

Ivanov theksoi se paqeja, stabiliteti dhe siguria e rajonit janë me rëndësi kyçe për tërë kontinentin evropian.

“Për këtë qëlim është i domosdosdoshëm përforcimi i bashkëpëunimit rajonal dhe përforcimi i besimit dhe përkrahjes së ndërsjellë”, tha Ivanov.

Siç thuhet në kumtesë, dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për qëllimet strategjike dhe prioritetet e jashtme politike të Republikës së Maqedonisë dhe kanë shprehur gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në planin bilateral, rajonal dhe multilateral.

Në takimin, thuhet në kumtesë, janë këmbyer mendime dhe informata lidhur me mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpëunimit bilateral mes dy shteteve, në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, e theks i posaçëm u vendos në nevojën për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Marketing