Vala e të nxehtit prek të dielën Shqipërinë

Fusha termike nga e diela dhe në vijim duke përfshirë edhe javën e parë të muajit gusht, bën të ditur Meteoalb, do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta të kontinentit afrikan.

Marketing

Këto masa rritin ndjeshëm temperaturat mbi Shqipëri ku pritet që periudha 29 korrik – 5 gusht të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018; sigurisht pa marrë në konsideratë 20-ditët e fundit të gushtit që përkojnë dhe me fundin e stinës së verës, për të cilat ka sinjale të forta që sjellin temperatura pranë vlerave tipike të gushtit; nuk përjashtohet mundësia e ndonjë 3-ditëshi ku temperaturat ngjiten mbi 36°C./Top Channel

Marketing