PDSH mbajti kuvende zgjedhore në Bërvenicë dhe Bogovinë

Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare dje (28.07.2018) u mbajtën kuvende të rregullta të degëve të PDSH-së në Bërvenicë dhe Bogovinë. Punimet e këtyre kuvendeve i ndoqi kryetari i partisë, Menduh Thaçi, si dhe anëtarët e këshillit për organizimin e kongresit të partisë.

Marketing

Në kuvendin e degës së Bërvenicës për kryetar të degës u zgjodh Arben Rufati, kurse në Bogovinë për kryetar të degës u zgjodh Elvir Iseni. Gjithashtu në këto kuvende u zgjodhën kryesitë e degëve, delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare.

Kryetari Thaçi përshëndeti punimet e kuvendeve si dhe theksoi rëndësinë e de-bllokimit të proceseve integruese dhe rëndësinë e implementimin të plotë të marrëveshjes me Greqinë, andaj në këtë drejtim kërkoi një angazhim maksimal të strukturave partiake.

Marketing