Demaçi për Gjykatën Speciale: Ata duan t’ia bëjnë qejfin çetnikëve të Serbisë

Adem Demaçi kishte mendime për procese të ndryshme politike në Kosovë.

Marketing

Një mendim të tij, jo shumë herët, e kishte dhënë ai sa i përket edhe dhomave të specializuara apo të ashtuquajturën Gjykatën Speciale, që pritet të trajtojë krimet e luftës në Kosovë.

“Një prej gabimeve është që gjithashtu ata nuk u mjaftuan me gjykime në Hagë e ç’Hagë, por duan edhe më tutje që t’ia bëjnë qejfin çetnikëve të Serbisë dhe të marrin disa të dënojnë e t’i akuzojnë me akuza, që… nuk besoj se një popull i cili ka luftuar për mbrojtjen e vet, nuk kemi qenë ata që e kemi sulmuar Serbinë. Serbia ka qenë ajo e cila është munduar të na eliminojë neve, të na farojnë neve, të na zhdukë neve prej këto hapësira. 1000 vjet, jo prej dje, jo prej pardje… Qe 100 vjet Serbia nuk e ka ndalë politikën eliminuese të shqiptarëve nga trojet e veta, duka na shpërngulur, duke na vrarë, duke na burgosur duka na i bërë njëqind të zeza. Dhe tash të vijë situata që një Evropë me gjithë këtë burokraci e kuadro e gjithë këto dije që ka, të mashtrohet e të manipulohet nga një Serbi çetnikë e cila bëri katër luftëra duke filluar që nga Sllovenia, Kroacia nga katastrofat e mëdha e farime të mëdha të boshnjakëve që bënë e deri te lufta kundër shqiptarëve në Kosovë dhe këto vise tjera kjo është një diçka që nuk mund ta kuptojë mendja e njeriut, kjo është një diçka që ne shqiptarët nuk i kemi prit”, ka thënë Demaçi në vitin 2015.

Marketing