Lirohet nga burgu adoleshentja palestineze, që dhunoi ushtarin izraelit

Adoleshentja palestineze, e cila u bë protagoniste, pasi dhunoi një ushtar izraelit, është liruar nga burgu gjatë ditës së shtunë.
Ahed Tamimi u arrestua nga policia izraelite vitin e kaluar, pas filmimeve ku shfaqej duke shkelmuar dhe goditur një ushtar izraelit në Bregun Perëndimor.

Marketing

Tamimi, atëherë 16 vjeç, u bë heroinë e palestinezëve, pasi incidenti i 15 dhjetorit jashtë shtëpisë së saj, në fshatin Nabi Saleh, u transmetua drejtpërdrejt në Facebook nga nëna e saj dhe bëri xhiron e botës.

Ajo u përball me 12 akuza, duke përfshirë sulmin e rëndë, dhe në mars u deklarua fajtore, duke u dënuar me 8 muaj burg.

Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve të Izraelit tha se Tamimi ishte larguar nga burgu i Sharonit dhe kishte dalë në Bregun Perëndimor, ku familjarët e saj janë veteranë të protestave kundër një vendbanimi izraelit pranë shtëpisë së tyre.

Marketing