Daçiq, Jeremiqit: Kush tha se do ndodhë anëtarësimi i Kosovës në OKB?

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk do të ndodhë.

Marketing

Përmes një prononcimi të tij, ai ka ndërlidhur iniciativën për mbledhje nënshkrimesh nga kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Megjithatë Ministri Daçiq është shprehur me: Kush tha se një gjë e tillë do të ndodhte?

“E shoh se Jeremiq filloi mbledhjen e nënshkrimeve. Gjatë kohës së Tadiq dhe Jeremiq më shumë se 80 vende e kanë njohur Kosovën. Pse këto nënshkrime tani?”

”Gjatë mandatit tim, gjashtë vende kanë tërhequr njohjen, prandaj të shohim se kush ka nevojë dhe pse t’i nënshkruajë ato”, ka thënë Daçiq.

Më tej ai ka shtuar se në agjendë asnjëherë nuk ka qenë ideja e njohjes së Kosovës shtet të pavarur si dhe anëtarësimi i saj në Organizata Ndërkombëtare.

“Njohja e pavarësisë dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk ka qenë kurrë në agjendë”, është shprehur Daçiq përsëritur se Serbia do një zgjidhje të qëndrueshme, njofton Klan Kosova.

Marketing