Vdes regjisori i njohur Bekim Lumi

Ka vdekur regjisori i njohur kosovar Bekim Lumi.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar në rrjetin social edhe dramaturgu kosovar, Jeton Neziraj. “Rest In Peace, Bekim Lumi”, ka shkruar ai.

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh po përballej me një sëmundje të rëndë.

Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, para një muaji, Lumi hedhi në skenë shfaqjen e tij, e cila për fat të keq të artdshësve, do të jetë edhe e fundit.

Shfaqja u titullua “Arturo Ui” dhe erdhi për nder të 20-vjetorit të krijimtarisë së Lumit dhe 120-vjetorin e lindjes së autorit të shfaqjes, Bertolt Brecht. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, regjisori Lumi nuk ishte i pranishëm as në premierën e kësaj shfaqjeje.

Bekim Lumi në vitin 2016 është ndruar si regjisori më i mirë i vitit. Ndarja e çmimit vjetor më të mirë iu nda Teatrit profesionist nga Prizreni për shfaqjen “Shërbëtori i dy zotërinjve, çmimi vjetor për prezantimin më të suksesshëm ndërkombëtar për vitin 2015 i ndahet Shtëpisë Teatrore Filmike “Art”, çmimi vjetor për regjinë më të mirë për vitin 2015 i ndahet Bekim Lumit për shfaqjen “John Cage’s Hamlet”.Vlerësimet janë bërë nga juria në përbërje të: Agim Selimi, Arian Krasniqi, Besim Rexhaj, Ramadan Musliu dhe Bislim Muqaj.

Prof. Asoc. Mr. Bekim Lumi
BIOGRAFIA /CURRICULUM VITAE/
1. Mbiemri: Lumi
2. Emri: Bekim
3. Nacionaliteti: Shqiptar
4. Shtetësia: Kosovar
5. Data e Lindjes: 17.12.1966
6. Gjinia: Mashkull
7. Detajet kontaktuese:
Email: [email protected]; [email protected]
Tel: 044 219 442
8. Niveli Arsimor:
Institucioni: Akademia e Arteve të Bukura / Fakulteti i Artit Skenik / Tiranë
Data e diplomimit: 1996
Diploma : Regjisor
Institucioni: Akademia e Arteve të Bukura / Fakulteti i Artit Skenik / Tiranë
Data e diplomimit: 2010
Diploma/ Magjistratura : Master i Arteve të Bukura
Institucioni:
Data e diplomimit:
Diploma/ Doktorata :
9. Titulli akademik: Prof. Asoc. Mr.
Institucioni: Universiteti i Prishtinës / Fakulteti i Arteve / Prishtinë
Data e zgjedhjes: 2012
10. Krijimtaria artistike
Shfaqjet teatrore
2013 – Bernard Marie Koltes, “Dilerat” (bazuar në dramën “Në vetminë e fushave të pambukut”),
2
Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë
2010 – William Shakespeare, “Këmisha e gjakut” (bazuar në tragjeditë “Makbethi”, “Rikardi III” dhe
“Hamleti” të W. Shakespeare-it, si dhe në disa tekste të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri
Laborator “Loja”, Prishtinë
2008 – Eugene Ionesco, “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë
2006 – Federico Garcia Lorca, “Shtëpia e Bernarda Albës”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë
2005 – A. P. Çehov, “Arushani” & “Fejesa” (dy komedi), Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë
2003 – Slavomir Mrozhek, “Galani”, Teatri “Dodona”, Prishtinë
2002 – Eugene Ionesco, “Mësimi”, Teatri “Dodona”, Prishtinë
2000 – “Kësulëkuqja në botën e minave” (shfaqje me kukulla), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani)
1999 – A. P. Çehov, “Për gruan dhe tokën e jap edhe kokën” (komedi e adaptuar mbi disa tekste të
Çehov-it dhe mbi disa fragmente të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani)
1998 – Gjergj Fishta, “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit” (tragjikomedi mbi veprat epike dhe
satirike “Lahuta e Malcis’ ”, “Gomari i Babatasit”, “Anzat e Parnasit”), Teatri “Loja” & Theater
Truebuene, Mynih (Gjermani)
Festivalet teatrore ndërkombëtare
2012 – Shfaqja “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e
Hercegovinë)
2012 – Shfaqja “Mësimi” (shënimi i 10 vjetorit të kësaj shfaqjeje), Festivali Ndërkombëtar i
Studentëve për Film dhe Teatër “Skena UP”, Prishtinë (Kosovë)
2011 – Shfaqja “Këmisha e gjakut” (videoprezentim), Lalish Theater – Vjenë (Austri)
2011 – Shfaqja “Këmisha e gjakut” (videoprezentim), Shkolla Verore në Universitetin e Mainz-it –
Mainz (Gjermani)
2011 – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bulgari)
2011 – Shfaqja “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Shqipërisë – Tiranë (Shqipëri)
2010 – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kontemporan Europian “Euro –
Scene”, Leipzig (Gjermani)
2009 – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali “Incontri Teatrali” – Lugano (Zvicër)
2009 – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Kosovë, Prishtinë (Kosovë)
2009 – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Strumicë (Maqedoni)
2008 – Shfaqja “Mësimi”, Teatro Galleria Toledo, Napoli (Itali)
2008 – Shfaqja “Mësimi”, Cantieri Teatrali Koreja, Lecce (Itali)
2007 – Shfaqja “Galani”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit – Lugano (Zvicër)
2007 – Shfaqja “Mësimi”, Festivali Ndërkombëtar i Studentëve për Film dhe Teatër “Skena UP”,
Prishtinë (Kosovë)
2007 – Shfaqja “Mësimi”, Festivali “Incontri Teatrali” – Lugano (Zvicër)
2006 – Shfaqja “Mësimi”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit – Lugano (Zvicër)
2006 – Shfaqja “Shtëpia e Bernarda Albës”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MOT – Shkup
(Maqedoni)
2006 – Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Alternativ “Zephirus 2006”, Kretë (Greqi)
2005 – Shfaqja “Arushani & Fejesa”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Kosova Infest”, Prishtinë
(Kosovë)
2005 – Shfaqja “Galani”, “Evénement Culturel Albanais”, Paris (Francë)
2004 – Shfaqja “Mësimi”, “Evénement Culturel Kosovar”, Paris (Francë)
Publikime të tjera
Ligjëratat dhe punëtoritë profesionale – pedagogjike (teorike dhe praktike)
2010 – “Eskili dhe gjama e burrave shqiptarë”, Akademia e Arteve të Bukura – Tiranë (Shqipëri)
2007 – “Trupi dhe minimalizmi teatror” (“Liza në botën e çudive”), Studio Lutkarstva, Sarajevë
3
(Bosnje e Hercegovinë)
2006 – “Eskili dhe rituali i gjamës shqiptare”, Festivali Ndërkombëtar i Studentëve për Film dhe
Teatër “Skena UP”, Prishtinë (Kosovë)
Konferencat, simpoziumet, tryezat dhe debatet ndërkombëtare
2013 –Tryeza & diskutimi: “ ‘Prinzip Hoffnung’ – ‘Schwarze Milch’ als Metapher jenseits der
Klischees – Osteuropa im Fokus”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kontemporan Europian “Euro –
Scene”, Leipzig (Gjermani)
2011 – “Teatri dhe nacionalizmi” (debat) – Shkolla Verore në Universitetin e Mainz-it – Mainz
(Gjermani)
2011 – Qëndrim katërmujor me karakter kërkimor – shkencor në Universitetin e Vjenës (Institut für
Theater-, Film- und Medienwissenschaft der Universität Wien), për realizimin e studimit krahasues
“William Shakespeare dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”
2010 – Simpoziumi “East-West-Passages”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kontemporan Europian
“Euro – Scene”, Leipzig (Gjermani)
2010 – Konferenca Ndërkombëtare Teatrore “In Place of War”, Prishtinë (Kosovë)
2008 – “Ein Blick auf Theater in Kosovo”, Lalish Theaterlabor, Vjenë (Austri)
2008 – “Teatri në Kosovën e pasluftës”, Cantieri Teatrali Koreja, Lecce (Itali)
Veprimtaria botuese profesionale dhe publicistike në fushën e teatrit
2010 – Revista për Teatër “Loja”, Nr. 5, (kryeredaktor dhe botues), 340 faqe.
2009 – Revista për Teatër “Loja”, Nr. 4, (kryeredaktor dhe botues), 251 faqe.
2008 – Revista për Teatër “Loja”, Nr. 3, (kryeredaktor dhe botues), 209 faqe.
2007 – Revista për Teatër “Loja”, Nr. 2, (kryeredaktor dhe botues), 163 faqe.
2006 – Revista për Teatër “Loja”, Nr. 1, (kryeredaktor dhe botues), 133 faqe.
11. Përvoja e punës:
Data: 2012 – 2016
Vendi: Prishtinë
Emri i Institucionit: Dega e Artit Dramatik / Fakulteti i Arteve / Universiteti i Prishtinës
Pozita: Profesor i Asocuar
Përshkrimi: Profesor i Asocuar në Drejtimin Regji Teatri
Data: 2008 – 2012
Vendi: Prishtinë
Emri i Institucionit: Dega e Artit Dramatik / Fakulteti i Arteve / Universiteti i Prishtinës
Pozita: Profesor Asistent
Përshkrimi: Profesor Asistent në Drejtimin Regji Teatri
Data: 2002 – 2008
Vendi: Prishtinë
Emri i Institucionit: Dega e Artit Dramatik / Fakulteti i Arteve / Universiteti i Prishtinës
Pozita: Ligjërues
Përshkrimi: Ligjërues në Drejtimin Regji Teatri
Data:
Vendi:
Emri i Institucionit:
Pozita:
4
Shkathtësitë organizative dhe
kompetencat:
Shkathtësi dhe kompetencë profesionale në fushën e teatrit e të
mësimdhënies universitare
Shkathtësitë kompjuteri dhe
kompetencat:
Njohuri të avancuara në Microsoft Office /Exel/ Power Point,
Internet etj.
Shkathtësitë të gjuhës: (1 deri 5: 1vlerësimi më i ulët – 5 fluent)
Gjuha Konverzimi Shkrimi Leximi
Gjuha shqipe 5 5 5
Gjuha kroate-serbe 4 5 5
Gjuha gjermane 4 4 5
Çmimet ndërkombëtare
2012 Mirënjohje Speciale “Sound of MESS” – Shfaqja “Këmisha e
gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e
Hercegovinë)
2011 Çmimi “Shfaqja më e mirë muzikore” – Shfaqja “Çifti Martin”,
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bulgari)
2011 “Aktorja më e mirë femër” (Gresa Pallaska) – Shfaqja “Çifti
Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza
(Bulgari)
2006 Çmimi “Shfaqja më e mirë” – Shfaqja “Mësimi”, Festival
International del Teatro – Lugano (Zvicër)

Marketing