ryetari i sapozgjedhur i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni, Oliver Derkoski i propozuar nga VMRO-DPMNE-ja ka thënë se sfida e tyre e parë: Referendumi do të bëhet sipas të gjitha kushteve dhe normativave ligjore në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Do ta respektojmë Kushtetutën dhe ligjet për organizimin e Referendumit sipas marrëveshjes të liderëve. Lista e votuesve gjithnjë është duke u përditësuar dhe ne do të kujdesemi që të largohen të gjitha dilemat për listën e votuesve në këto muaj punë” tha Derkoski.
Përveç Derkoskit në KSHZ do të jenë anëtarë edhe përfaqësues të LSDM-së, BDI-së VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes Besa.