Jetimët e “Kallirit të Mirësisë” pesë ditë në Shqipëri

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” gjatë ditëve në vijim organizon një seminar pesë ditor në Republikën e Shqipërisë. Pjesëmarrës në këtë seminar edukativ janë rreth 45 persona, kryesisht jetimë të regjistruar pranë O.H “Kalliri i Mirësisë”.

Ky aktivitet realizohet disa vite me radhë dhe ka për qëllim edukimin dhe argëtimin e jetimëve.

Në planprogram janë paraparë disa ligjërata mbi njohjen e traditës, kulturës dhe historisë shqiptare, vizitë disa muzeumeve historike në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ndërsa do të ketë edhe aktivitete të ndryshme sportive e rekreative, si mini turne e lojëra garuese.  Jetimët pjesëmarrës në këtë seminar veror janë kryesisht shkollarë të mesëm.

Marketing