Inspektorët komunal në Qytetin e Shkupit kanë kryer mbikëqyrje në sipërfaqet publike në pjesë të qytetit ku janë vendosur venbanime të improvizuara duke iu dhënë vërejtje personave që janë zhvendosur në afërsi të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) para ndërtesës së “Asterës” dhe personave të locuar nën Kala.
Si që ka informuar Qyteti i Shkupit, pas mbikëqyrjes në terren inspektorët komunal kanë konstatuar prishje të rendit komunal dhe pastrimit publik, ose mos-respektim të Ligjit për pastërti publike. Vërejtja personave u është shqiptuar në pajtueshmëri me Vendimin për rendin komunal në Qytetin e Shkupit.
“Qyteti i Shkupit ka për detyrë të angazhohet për pastrimin e qytetit, veçmas të prevenojë dhe të përballet me shkaktarët e ndotjes së ajrit. Në bazë të ingerencave që ka Qyteti i Shkupit dhe çdoherë të udhëhiqet nga nevoja e qytetarëve, Qyteti i Shkupit ka për qëllim të zgjidh këtë çështje që vite me radhë po zvarritet”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.