Tash pas më shumë se dy vite të punësuarit në sistemin e drejtësisë përsëri si duket do të hynë në grevë.
Ashtu si flitet, bllokada dhe greva do të fillojë në fund të muajit gusht ose më së voni në fillim të shtatorit pasiqë të shihen të gjitha mundësitë për një marrëveshje të mundëshme.
Nga sindikata e të punësuarve janë të mendimit se punët mund të ndryshojnë në dy javët e ardhëshme e në rast se nuk ka përparime qëndrojnë në vendimin për grevë.
Nga kjo sindikatë theksojnë se të punësuarve në gjyqësorë në mënyrë të jashtëligjshme ju janë mbajtur mjetet në vlerë prej 330 mijë euro dhe ato theksojnë se e kanë të paqartë vendimin e buxhetit të këshillit gjyqësorë të nënshkruar nga Zoran Karaxhovski më 30 qershor të vitti 2016.
Krahas kthimit të mjeteve të punësuarit do kërkojnë dhe ndryshime në ligj.