Thirrjet antishqiptare dhe raciste që u dëgjuan sot në Krushevë, janë dënuar edhe nga qeveria.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë i dënon thirrjet për urrejtje dhe dhunë, që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe u bën thirrje institucioneve kompetente t’i hetojnë këto dukuri dhe të marrin masa adekuate. Ilindeni është ditë për bashkim dhe jo ndarje”, thuhet në reagimin e Qeverisë.