Qeveria e Maqedonisë i përgjigjet atyre që bëjnë thirrje për bojkot të referendumit

Qeveria e Maqedonisë është duke përgatitur strategjinë për organizimin e fushatës për referendumin e 30 shtatorit dhe format në të cilën do të organizohet dhe zhvillohet kjo fushatë. Zëdhënësi i Qeverisë thotë se shqyrtohen të gjitha mundësitë, ndërsa qëllimi i fushatës do të jetë njoftimi i qytetarëve rreth temës së referendumit.

Marketing

Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në pajtim me ligjin për referendum është duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për organizimin e një fushate me interes publik dhe me qëllim të informimit të opinionit me temën të cilën e trajton referendumi”

Jozyrtarisht në shyqrtim janë tre forma të udhëheqjes së fushatës. Opsioni i parë është ai i organizimit të përbashkët nga Qeveria si institucion, bashkë me institucionet e tjera, partitë e koalicionit qeveritar, partitë opozitare që mbështesin referendumin dhe organizatat jo qeveritare. Forma e dytë e cila shqyrtohet është që Qeveria dhe partitë në pushtet të mbështesin sektorin civil si bartëse e një fushate positive, ndërsa opsioni i tretë mbetet që secila parti politike të udhëheqë fushatë vetanake.

Qeveria u është përgjigjur edhe thirjeve të fundit të shoqatave jo qeveritare dhe disa partive për bojkot të referendumit duke i vlerësuar këto aktivitete si anti demokratike dhe në kundërshtim me interesat strategjike të vendit. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, thotë se qytetarëve duhet t’ju mundësohet që të githë të shprehin mendimin e tyre për këto çështje me rëndënsi të madhe për të ardhmen e vendit.

Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë

“Organizimi, mbajtja e referendumit për një çështje, për një pyetje e cila është interes strategjik I vendit është kulmi I demoracisë dhe nga këtu konsiderojmë se të gjithë qytetarët e Maqedonisë, në mënyrë masovike, pa dilemma duhet të dalin dhe të tregojnë qëndrimin e tyre se bëhet fjalë për zhvillimin e vendit, për zhvillimin e ardhëshëm të vendit, si pjesë e NATO-s dhe BE-së nëpërmjet zgjidhjes së kontestit disavjeçar me Greqinë fqinje. Nga këtu konsiderojmë se thirjet për bojkot të cilat dalin nga disa shoqata ditëve të fundit, janë në kundërshtim me parimet demokratike të vendit, gjithashtu janë në kundërshtim edhe me qëllimin strategjik të vendit për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”

Vendimin për organizimin e fushatës dhe formën e zhvillimit të saj, Qeveria pritet ta zbulojë gjatë ditëve në vazhdim. Fushata apo propaganda publike siç e quajti Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka filluar që nga dita e shpalljes në gazetën zyrtare të vendimit për organizimin e referendumit./SHENJA/

Marketing