Anëtarët e KSHZ-së do të mbeten pa bonuse për referendumin

Në vend të 3,5 milionë eurove, KSHZ vlerëson se referendum do të kushtojë 2.9 milionë euro. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski thotë se do të tentojnë të racionalizojnë shpenzimet për organizimin dhe zbatimin e referendumit.

Marketing

“Ka ulje të shpenzimeve të parapara për rreth 20 për qind, prej 210 milionë denarë në 169.770 milionë denarë”, ka thënë Derkoski.

Në planin financiar për shpërndarjen e mjeteve për referendum nuk janë paraparë para për kompensim për anëtarët e KSHZ-së.

“Janë paraparë 80 milionë denarë për kompensime për Këshillat zgjedhor, Komisionet zgjedhore komunale dhe përfaqësitë diplomatike- konsullore, por jo edhe për KSHZ-në”, ka thënë Derkoski.

Marketing