MPJ: Për vrasjen e Ilija Merxhanovskit, në pritje të njoftimeve nga zyrtarët afgan

Pesë ditë pas vrasjes së maqedonasit Ilija Merxhanovski në Afganistan, MPJ e Maqedonisë ende është në pritje të informacioneve zyrtare nga autoritet në Afganistan.

Marketing

Merxhanovski 37 vjeçar nga fshati Ljubanci më 2 gusht ishte kidnapuar duke vozitur me automjetin zyrtar të kompanisë së bashku me dy kolegë të tij nga India dhe Malajzia dhe më pas është mbytur.

37 vjeçari ka shkuar me dëshirën që të siguroj mjete për të vazhduar biznesin e tij privat të hapur në fshatin e tij. Ai edhe paraprakisht ka punuar në Afganistan, por fatkeqësisht kjo ishte hera e tij e fundit.

Nga MPJ thonë se informatat të cilat do ti marrin, do tia përcjellin MPB-së për të vazhdur procedurat e mëtejme, njofton TVM2.

Shtetasi i Maqedonisë Ilija Merxhanovski në Afganistan kishte shkuar para tre muajve dhe kishte punuar si kuzhinier në kompaninë franceze për katering “Sodekso”.

Edhe nga kompania në fjalë presin informata zyrtare nga institucinet kompetente në Afganistan. Nga kompania thonë se është hera e parë që është mbytur një puntor i tyre atje, andaj ato do të bëjnë gjithçka që tu dalin në ndihmë familjarëve.

Policia lokale në Afganistan njoftoi se ngjarjen e udhëheq si sulm terorist, por deri tani asnjë grupë nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin dhe vrasjen e bërë.

Marketing