Nuk ekziston prani e virusit të etheve të Nilit perëndimor te dy rastet e dyshimta

Rezultatet nga hulumtimi në laboratorin e Institutit për shëndet publik treguan se dy personat (fëmija dhe gruaja) nuk kanë virus të edheve të Nilit perëndimor.

Marketing

Këtë  sot e theksoi mjekja Liljana Kuzmanovska nga Instituti për shëndet publik i Republikës së Maqedonisë.

Këto hulumtime në laboratorin e Institutit pasojnë pasi që pas  analizave të bëra më parë ekzistonte dyshimi për infeksion të mundshëm te këto dy persona.

Në dy javët e fundit tashmë kemi rritje të shpejtë dhe të dukshme të numrit të të sëmurëve. Në Greqi numri i të sëmurëve është 50, në Itali mbi 50, në Hungari dhe Rumani ka raste të konfirmuara të etheve të Nilit perëndimor. Në Serbinë fqinje ka mbi 70 të sëmurë dhe pesë raste të vdekjes”, tha Kuzmanovski dhe potencoi se mbrojtja e vetme është mbrojtja nga pickimi i mushkonjave.

Ajo rekomandoi që të mos dilet jashtë në kohën kur mushkonjat janë më aktive, të vishemi me veshje mbrojtëse, të shfrytëzohen mjete për mbrojtje nga mushkonjat, të vendosen rrjeta në dritare dhe dyer që të pengohet hyrja e mushkonjave në shtëpi, në oborret të mos mbahet ujë i ndenjur…

Shtoi se pritet faza e tretë e dezinsektimit në forma larvicide, ndërsa në vijim është edhe spërkatja kundër mushkonjave të rritura. Sipas saj, më së voni në mars duhet të bëhet dezinsektimi i parë larvicid.

Marketing