BDI-Gostivar: Taravari gënjeu përsëri, Ligji problemi kryesor i tij

I tmerruar nga zbardhja e skandalit për krimet në urbanizëm, Taravari edhe njëherë tentoi të mashtroi qytetarët duke i gënjyer para syve.

Marketing

Taravari bën mirë që të ndërpres pushimin vjetor që e ka filluar nga data kur është zgjedhur Kryetar i komunës, të ndërprese pushimin veror që e ka filluar me fillimin e Verës dhe të ndërpres angazhimin e tij si mjek jashtë çdo norme morale, etike dhe ligjore, dhe të fillon të ushtron detyrën për të cilën është zgjedhur, dhe jo me mashtrime të vazhdon të manipulon qytetarët.
Kujtojmë Taravarin i cili siç duket këmbët nuk i cekin në tokë, që deklarimi i tij se nuk ka dhënë leje për ndërtimin e objektit të banimit në teren sportiv është një tentim për të manipuluar me opinionin publik.

Taravari nuk e ka obligim ligjorë vetëm të jep leje por edhe të mos lejonë ndërtim mbi teren sportiv nga ana e familjarëve të tij.
Për të defokusuar opinionin publik,
Taravari tentoi të mbulon skandalin me shpifjen për gjoja bllokim të punës së NP Komunalec.

Për hirë të së vërtetës, njofojmë opinionin se bëhet fjalë për harxhimet që kanë të bëjnë me punësimet e përkohshme, ku gjithsej për gjashtë muaj janë harxhuar mbi 13.000.000,oo milion denarë, ku janë të angazhuar mbi 144 të punësuar me kontratë në vepër, numër ky që tejkalon numrin e punësimeve të rregullta.

Për këtë arsye, është kërkuar nga drejtori i ndërmarrjes raport me shkrim për të gjithë të punësuarit me kontrata të përkohshme, nëse paraqiten në punë, ku janë të sistemuar, kujt i raportojnë, kjo me të vetmin qëllim që të konstatohet nëse do të paraqiten raste të tjera si rasti i Olsa Poshkës nga Struga e cila merr rroga të majme pa mos shkuar në punë.

Njoftojmë opinionin e gjerë publik se harxhimet për karburantë janë dyfishuar në raport me tremujorin e parë.

Në raportin financiar paraqitet si harxhim edhe amortizimi i automjeteve me vlerë prej 5.000.000,00 denarë, dhe flitet për raport të vitit 2017.

Përveç rasteve të nënvizuara ka edhe shumë anomali të tjera në punën e drejtorit aktual të ndërmarrjes, dhe që do të bëhen pubilke në të ardhmen.

Pas këtyre vërejtjeve është kërkuar që drejtori të jep sqarim me shkrim, dhe pas kësaj procedure të vazhdohet me të njëjtën mbledhje, ku dhe do të diskutohet për raportin financiar të ndërmarrjes.

Për fund, i themi Taravarit që asgjë për të cilat ka dyshime për keqpërdorime dhe harxhim të mjeteve publike në mënyrë jo transparente për t’i shpërblyer ushtarët partiak që qëndrojnë në shtëpi dhe në Strugë, nuk do të miratohet. Rastet e tilla do të denoncohen publikisht dhe do të ndiqen procedura adekuate në institucionet kompetente. Taravari duhet të mësohet të punon sipas ligjit dhe jo sipas teorisë që e shprehu publikisht para disa ditëve: “Mjafton të jesh në pushtet dhe çdo gjë të lejohet”.

Marketing