Mbyllet java e parë e LPFM, Sileksi dhe Shkupi u ndanë me barazim

Me zhvillimin e tri ndeshjeve të së dielës, është mbyllur java e parë e sezonit të ri në elitën e futbollit vendor. Në kryendeshjen e kësaj dite në Kratovë, kanë mjaftuar dy goditje nga pika e bardhë që Sileksi dhe Shkupi, të ndahen me barazimin 1:1.

Marketing

Veriorët të parët kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Parfait (35), ndërsa skuadra e Shkupi arriti të barazojë në minutën e 70 me golin e shënuar nga Ilioski, po nga pika e bardhë. Ndryshe Shkupi, nga minuta e 59 e ndeshjes luajti me një futbollist më pak pasi Ermedin Adem u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë).

Në dy ndeshjet e tjera skuadrat vendase Pobeda dhe Akademija Pandev kanë arritur të shënojnë fitore minimale ndaj Bellasicës gjegjësisht Makedonija Gj.P. Të rikujtojmë se në përballjet e së shtunës, kampioni Shkëndija dhe nënkampioni Vardari në Tetovë u ndanë me barazimin 2:2, ndërsa Renova në transfertë me rezultatin 4:3 e mundi Rabotniçkin.

LPFM – JAVA E I

Shkëndija 2:2 Vardari

Rabotniçki 3:4 Renova

Sileksi 1:1Shkupi

Pobeda 1:0 Bellasica

Ak. Pandev 2:1 Makedonija Gj.P

Marketing