Topojani-Jonuzi: Vazhdohet me pjesëmarrjen e të burgosurve në shkollën për të rritur

Drejtori i shkollës për të rritur “A.S Makarenko”, Hazbi Topojani ka realizuar takim me zv/drejtorin e burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi, njofton Medial.mk.

Marketing

Në takim është biseduar për bashkëpunimin mes dy institucioneve, me theks të veçantë pjesëmarrjes së të burgosurve në shkollën për të rritur, me çka edhe gjatë këtij viti vazhdon nisma e risocializimit të një numri të caktuar të të burgosurve në këtë shkollë.

“Vazhdojmë më tutje! Me pjesëmarrjen e të burgosurve në shkollën për të rritur. Falënderojmë zv/drejtorin e burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi për bashkëpunimin”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, drejtori i shkollës për të rritur “A.S Makarenko”, Hazbi Topojani.

Marketing