‘Votues fiktiv’, Deralla: Të vdekurit të shkojnë në KSHZ të shlyhen nga lista (Video)

Maja Ivanovska banon në një banesë në lagjen Aerodrom. Me vite të tëra nuk e dinte se banesën e saj e “ndan” me dy votues fiktiv. Rastësisht e ka mësuar këtë kur e ka kontrolluar emrin e saj në listën zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016.

Marketing

Atëherë filloi “beteja” e saj me organet përkatëse. Votuesit fiktiv ajo i ka paraqitur në KSHZ-në. Ata e kanë dërguar në MPB, por prej atje ka marrë përgjigje se ata si institucion vetëm mund të parandalojnë mundësinë që ata persona fiktiv të marrin dokumente me adresën e saj.

Për shkak se e kam paraqitur këtë gjë, në fund unë përfundova në mes të votuesve kontestues dhe më kanë shlyer nga lista. Në vitin 2016 nuk mund ta realizoja të drejtën time për të votuar. Në vitin 2017 gjatë zgjedhjeve lokale, përsëri bëra shqyrtim dhe atëherë pashë se emri im është kthyer në listën ndërsa votuesit fiktiv janë shlyer. Por tani, para referendumit, shikoj se në të njëjtën adresë jetojmë unë dhe votues fiktiv që mezi pres t’i njoh, deklaroi Maja Ivanovoska.

Dy vjet më pas, sipas listës, Maja në banesën e saj ende “banon” me dy persona të panjohur. Ajo tha se do të dalë në referendum me shpresë se ndoshta atje do t’i njohë ata persona. Nga organizata joqeveritare CIVIL, e cila disa vite me radhë i ndjek zgjedhjet në Maqedoni, thanë se me listë të këtillë të pa pastruar, mundësohet keqpërdorim i së drejtës për të votuar, gjë që do të reflektojë në referendum. Andaj, me ironi rekomandojnë:

Vërehet se persona të vdekur janë në listë. Unë mendoj se në këtë rast është mirë që t’i ftojmë të vdekurit të paraqiten në KSHZ-në dhe të kërkojnë të shlyhen emrat e tyre , sepse kështu në të vërtetë po prishet cilësia e listës zgjedhore atje ku duhet të ketë persona të gjallë.

Përndryshe, dje nga KSHZ-ja deklaruan se vazhdojnë me pastrimin e listës zgjedhore. Ata kërkuan nga qytetarët të mos presin deri në ditën e fundit, por t’i kontrollojnë të dhënat e tyre me qëllim të përmirësohen gabimet eventuale, deklaroi Xhabir Derrala nga Qendra për liri, CIVIL.

Apeloj deri tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë të dalin dhe të kryejnë kontroll në të dhënat e tyre personale, pa dallim se a do ta bëjnë këtë gjë në zyrat tona apo përmes aplikacionit online. Apeloj- të kontrollojnë nëse janë të regjistruar në listën zgjedhore, dhe pastaj të kontrollojnë nëse të dhënat e futura përputhen me të dhënat e tyre personale, pasi që nëse nuk janë të njëjta nuk do të mund të votojnë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i KSHZ-së, Dobre Jançev.

Ka shumë votues si Maja nga Aerodromi, të cilët pohojnë se disa herë e kanë kontrolluar listën zgjedhore, kanë paraqitur parregullsi të cilat më pas janë përmirësuar. Pikërisht për këtë arsye, ata me revolt e pritën deklaratën e KSHZ-së prej ku thanë se ky trup nuk është kompetent për pastrimin e listës, por se ankesat e tyre qytetarët duhet t’i dërgojnë MPB-së.

VOTUES FIKTIV NË LISTËN ZGJEDHORE, DERALLA: TË VDEKURIT TË SHKOJNË NË KSHZ TË SHLYHEN NGA LISTA

VOTUES FIKTIV NË LISTËN ZGJEDHORE, DERALLA: TË VDEKURIT TË SHKOJNË NË KSHZ TË SHLYHEN NGA LISTA

Publiée par TV21 sur Jeudi 16 août 2018

Marketing