Zaev deri te ARM: Në uniformat e juaja është medalja më me vlerë – ftesa për NATO

Në uniformat e juaja këtë vit është vendosur medalja më me vlerë – ftesa për bisedime për anëtarësim në NATO, shkroi kryeministri Zoran Zaev në urimin e dërguar deri te përfaqësuesit e Armatës së Republikës së Maqedonisë me rastin e Ditës së ARM-së.

Marketing

“Po hymë në NATO si vend i 30-të anëtar i Aleancës. NATO është siguri dhe mbrojtje për një shtet dhe qytetarët e saj, por NATO është edhe standard më i lartë jetësor dhe investime, vende të reja të punës, paga më të mëdha, dhe shëndetësi më moderne dhe arsim më cilësor. Ju, të cilët me vite qëndroni krah për krah me kolegët e juaj nga NATO, më së miri e dini se sa është e rëndësishme të jemi nën kulmin e NATO-s, që falë jush u hap edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, thotë Zaev në urimin.

Ai i uron pjesëtarët e ARM-së për sukseset e tyre gjatë viteve,për përfaqësimin me dinjitet të Maqedonisë në misionet paqësore, si dhe për profesionalizmin e lartë.

“Shpreh respekt dhe njohje për gjithë mundin tuaj, durimin, netët pa gjumë, dhe para së gjithash shpresën dhe besimin – se një ditë Republika e Maqedonisë do të bëhet. Se do të respektohet sipas standardeve botërore puna juaj profesionale, dhe do të jetë mirë për të gjithë qytetarët, shkruan në urimin e Zaevit deri te pjesëtarët e ARM-së.

Marketing