Keita prezantohet te Interi: Jam aty ku kam ëndërruar që i vogël

Blerja e fundit e Interit në merkaton verore, sulmuesi senegalez Keita Balde doli sot në një konferencë pr shtyp, ku bëri edhe prezantimin zyrtar me zikaltrit.
Ish sulmuesi i Lazios dhe Monacos tregoi se Interi e kishte kërkuar edhe tre sezone më herët, ndërsa këtë herë që ishte krijuar sërish mundësia, nuk ishte menduar dy herë.

Marketing

“Kontakte me Interin kam pasur që para 3 sezonesh, por këtë herë u krijuan mundësitë dhe nuk u mendova gjatë. është një skuadër që e kam simpatizuar që i vogël, kur jam rritur te Barcelona. Fanellën e Interit e kanë veshur shumë kampionë dhe është një ekip që ka fituar shumë, ndaj jam i lumtur që tani do të jem këtu, deklaroi Balde.

Sulmuesi senegalez foli edhe për impaktin e parë me Spallettin, që ishte edhe njeriu deciziv që e solli në Milano, ndërsa tha se është gati për të sakrifikuar dhe për të dhënë maksimumin, për të mbetur gjatë te zikaltrit.

“Për Spallettin më kishin folur që është një trajner i jashtëzakonshëm dhe po e shoh këto ditë në stërvitje. Jam gati të bëj më të mirën time, sepse kam ndërmend të rri gjatë te zikaltrit. Nuk e kam problem të sakrifikoj, sepse në futboll duhet edhe të mbrosh, ndaj jam gati të ndihmoj edhe shokët mbrapa, përveçse në sulm”, tha Keita.

Marketing