Një operacion i madh droge nga Guardia di Finanza e Brindisit ka sekuestruar një gomone me 535 kilogramë kanabis, vlera e të cilës është 5 milionë euro, nëse do të hidhej në treg.
Sipas mediave italiane, në pranga kanë rënë dy shqiptarë nga Vlora. Shqiptarët e arrestuar janë me inicialet G.D 46 vjeç dhe S.V. 38 vjeç.
Guardia di Finanza e pikasi gomonen e cila ishte 7 metra e gjatë në afërsi të Brindizit, që nga ujërat ndërkombëtare po shkonte drejt bregdetit italian me një mbulesë që fshihte një ngarkesë të dyshimtë.
Mësohet se droga e fshehur në gomone ishte vendosur në 26 pako me lëndë narkotike, konkretisht marijuanë.
Dy shqiptarët e arrestuar akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. /tvklan.al/