Nami në burgje, të burgosurit thyejnë muret e shkojnë tek të burgosurat femra për seks

Të burgosurave në një burg në Australi u janë dhënë kontraceptivë pasi të burgosurit meshkuj bënë kërdinë në një situatë kaotike që zgjati rreth 12 orë.

Marketing

Një një situatë trazirash, të burgosurit arritën të çanin muret dhe të thyenin dritaret për të shkuar tek seksioni i femrave për seks. Ata madje arritën të hiqnin dhe energjinë elektrike, kështu që çdo gjë u zhvillua në kaos total.

Departamenti i Drejtësisë ka zbuluar se pilula – e përdorur për të parandaluar shtatzëninë pas seksit të pambrojtur – iu ofrua dhjetëra të burgosurve femra brenda burgut rajonal të Greenough, në veri të Perthit, pas trazirave.

E quajtur “The morning after pill”, tableta është një formë kontracepsioni që merret një natë pasi është kryer seks i pambrojtur.

Tabletat iu dhanë femrave edhe pse shumica prej tyre deklaruan se nuk ishin abuzuar seksualisht pasi meshkujt hynë në seksionin e tyre në burg.

Një zëdhënës i burgjeve, Paul Ledingham nuk pranoi të tregonte se ku ndodhën sulmet seksuale gjatë “pushimit”.

Ai u shpreh:

Nëse keni një situatë me trazira që zgjat për 10 deri në 12 orë në një burg, nën mbulesën e errësirës ku meshkuj dhe femra takohen, mendoj se imagjinata e gjithkujt do t’i çonte të mendon se aty po ndodhin gjera.”

Marketing