A do të bashkohet Lugina e Preshevës me Kosovën? Ky është komenti i Haradinajt

Në një intervistë për Televizionin 7, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën do të ishte lajm shumë i mirë, por këtë ia lëmë së ardhmes.

Marketing

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdimisht ka pohuar se në fazën finale të dialogut Lugina e Preshevës do të bashkohet me Kosovën, ndërsa i pyetur për këtë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ja lëmë të ardhmes dhe se do të ishte një lajm shumë i mirë bashkimi i Luginës me Kosovën.

Haradinaj ka thënë se në takimin e sotëm me krerët e institucioneve të Kosovës kanë rënë dakord që nuk do të diskutohet për territorin e Kosovës, pasi sipas tij kufijtë e shtetit nuk do të preken.

“Sot është konfirmuar që nga pala kosovare nuk do të pranohet të negociohet për kufijtë. E kemi thënë edhe ne, por e tha edhe Presidenti Thaçi që nuk do të ketë negocim për territorin, kjo është me rëndësi”, ka thënë Haradinaj për T7.

Marketing